Në shtetin e Maqedonisë së Veriut programuesit kompjuterikë marrin pagat më të larta në vend, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESSH), paga mesatare më e lartë neto në muajin nëntor është paguar në sektorin Programim kompjuterik, këshillim dhe aktivitete të ngjashme me vlerë 74.062 denarë apo rreth 1250 euro.