Mësohet se në mesin e 20 portreteve në gjithë Francën, realizuar nga znj. Catherine Van Den Steen, është edhe kuzhinieri shqiptar, Armand Hasanpapaj, njofton albinfo.ch.
Këto vepra arti mund t’i shihni në Hotel de Ville Lyon 1 dhe janë ende në dispozicion sot dhe nesër.
Këto portrete kanë për qëllim të udhëtojnë në rrugën e të gjithëve, kaq të vështirë dhe kaq të ndryshëm, por mbi të gjitha shumë të guximshme, duke përçuar profile të suksesshme në këtë shtet.
Tropojani që sfidon majat e kuzhinës franceze
Armand Hasanpapaj prej vitesh ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë dhe sot është ndër kuzhinierët më në zë në këtë shtet.
“Beso në veten tënde, beso në ëndrrat e tua. Çdo gjë është e mundur”, shprehet ai. /Albinfo.ch.


