Deputetët opozitarë thanë se me tarifat e reja të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, çmimi i rrymës rritet rreth 300%, transmeton Albinfo.ch.
“Me tarifën e re, 21-22 cent, Kosova shkon krahas me Italinë. E lë prapa Francën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Bullgarinë e vendet tjera”, deklaroi Arben Gashi nga LDK.
Mirëpo ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
“Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia. Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.