Rastet e infektimeve me Covid-19 në Kosovë ditëve të fundit janë shumëfishuar.
Derisa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.708 raste të reja, pothuajse gjysma prej tyre, përkatësisht 1080 janë raste të fëmijëve të infektuar, transmeton Albinfo.ch.
Nga mosha 0 e deri në 9 vjeç, janë të regjistruara 181 raste, ndërsa nga mosha 10 deri në 19 vjeç janë të regjistruara 899 raste me Covid-19.