Bordi i Radio Televizionit të Kosovës pak minuta më parë ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit jeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.
Albinfo.ch merr vesh se tashmë është vendosur që ushtrues detyre në krye të menaxhmentit të emërohet Shkumbin Ahmetxhekaj.
Ndërkohë që raportohet se vendimi i Bordit për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit është marrë, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të ndërpresë kontratat e shërbimeve nga jashtë, shumica e të cilave kanë rënduar buxhetin e RTK-së.