Udhëtarët e vaksinuar në Britani do të jenë në gjendje të shkojnë me pushime të shkurtra muajin e ardhshëm pa qenë e nevojshme për të bërë teste për Covid-19 në kthimin e tyre.
Lajmi u dha nga “The Times” e cila bën me dije se në këtë zhvillim të ri do të përfshihen të gjithë personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër koronavirusit.
Nisma mbështetet dhe nga ministri i Transportit Grant Shapps, i cili është në favor të përfundimit të sistemit të testimit të dyfishtë gjatë pushimeve të shkurtit, përcjell Albinfo.ch.