Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia nga e diela (nesër) katwgorizohen si shtete me rrezik të lartë për përhapje të koronavirusit për Gjermaninë, transmeton Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch, vetëm Kosova bën përjashtim nga vendet e Ballkanit Perëndimor përbën vetëm Kosova.
DW raporton se zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe të tjerë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.