Nga sot, e shtunë, në Francë zbatohen rregullat e reja për vërtetimin e vaksinimit në pasaportën shëndetësore (certifikatën e vaksinimit).
Kushdo që ishte vaksinuar shtatë muaj më parë, tani ka nevojë për një përforcues, ose për vaksinë të tretë për të vazhduar të konsiderohet i vaksinuar, transmeton albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për këtë arsye rreth 560,000 njerëz janë në rrezik për të humbur statusin e vaksinimit.
Rregullat më të rrepta kanë qenë në fuqi për njerëzit mbi 65 vjeç që nga mesi i dhjetorit. Karta e shëndetit ose certifikata e vaksinimit përputhet me rregullin 3G dhe duhet të tregohet në Francë për të hyrë në bare, teatro etj.
Në luftën kundër valës së pestë të koronës, Qeveria e Francës dëshiron të ofrojë stimuj të mëtejshëm për vaksinimin.
Ajo gjithashtu donte të rregullonte rregulloret e hyrjes në mes të janarit dhe ndalonte qasjen e të pavaksinuarve në institucionet kulturore, restorantet dhe trenat në distanca të gjata. Megjithatë, projektligji nuk ka kaluar ende në Parlament.