Temperatura të ftohta janë regjistruar në shumë rajone të Zvicrës.
Temperatura më e ulët deri më tani -28.4 gradë nën zero – është regjistruar në zonën e Toggenburg të St. Gallen, e ndjekur nga La Brévine, kantoni Neuchâtel, me – 26.8, përcjell albinfo.ch.
Qyteti më i ftohtë i Zvicrës është Sion (VS) me -9.1 gradë dhe Bazel (-4.8). Gjeneva, nga ana tjetër, është relativisht e ngrohtë. Aty të mërkurën u regjistrua 0 gradë.
Parashikimi i fundit tregon se moti i ftohtë do të vazhdojë edhe ditët në vazhdim.
https://twitter.com/srfmeteo/status/1481148466575335427?ref_src=twsrc%5Etfw