Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka të ndalur me sukseset e saj në fushën e muzikës, njofton albinfo.ch.
Dua tani po shijon suksese të mëdha në njërën prej platformave më të madhe në botë, Spotify.
26-vjeçarja është bërë artistja e katërt grua më e dëgjuar në këtë platformë.
Me 18.229 miliardë dëgjime nga e gjithë bota, Lipa tanimë ka më shumë dëgjime sesa ylli i muzikës, Rihanna (18.226). E para saj janë vetëm Taylor Swift, Ariana Grande dhe Olivia Rodrigo.
Në anën tjetër, Lipa është artistja e 21-të në listën e këngëtarëve më të dëgjuar ndonjëherë.