Mësohet se presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i tij, përcjell albinfo.ch.
Politikani ishte sëmurë rëndë që prej më shumë se dy javësh, duke anuluar çdo lloj aktiviteti. Sassoli ishte shtruar në një spital në Itali muajin e kaluar, për shkak të komplikimeve serioze me sistemin e tij imun.
“Sassoli ndërroi jetë në orët e para të së martës, në një spital në Aviano”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.
Në shtator të vitit të kaluar ai u shtrua në një spital në Strasburg, ku u trajtua për pneumoni. Pas daljes nga spitali, italiani iu kthye detyrës në nëntor.
David Sassoli më herët ka qenë gazetar, pastaj është futur në politikë.