Pas disa ditësh krize energjie që kaloi vendi në fundvitin që shkoi, tashmë është paralajmëruar shtrenjtimi i energjisë elektrike, njofton Albinfo.ch.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar për mediat në Kosovë se gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për 30-40 përqind.
Ai ka bërë të ditur se KEDS-i ia ka bërë kërkesën Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritje të çmimit në bazë të shpenzimeve që janë bërë.