Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës i cili aktivizohet me Norwich Cityn, Milot Rashica ka arritur të shënojë gol për skuadrën e tij, duke i dhënë kështu fitoren dhe që kualifikoi skuadrën e tij në rrethin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Rashica dërgoi topin në rrjet në minutën e 79-të, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi, teksa nuk e kishte të vështirë të realizonte pas asistit perfekt nga shoku i skuadrës.
Skuadrat nuk kanë mundur të shënojnë gola të tjerë, me Norwich që i falet Rashicës për kualifikim.
Lovely composure by Teemu to set up Milot! ?#EmiratesFACup
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) January 9, 2022