Derisa shumë të rinj nga Kosova po shikojnë mundësitë e ikjes jashtë vendit për të punuar, e kundërta po ndodh me Burim dhe Lumnie Brainën.
Pas 30 vjet jetese në Gjermani, ata vemdosën të kthehen në Kosovë për të punuar e jetuar, shkruan Albinfo.ch.
Nga Gjermania ku tërë këto vite ishin të njohur në gastronomi, ata vendosën të sjellin përvojën në Kosovë, ku tashmë kanë hapur një restorant shumë unik.
Përveçse unik, ‘Anabej restaurant &lounge’ siç edhe mund të shihet nga fotot, sjell një stil krejtësisht gjerman në Prishtinë, përcjell tutje Albinfo.ch.
Ky investim në Kosovë pa dyshim është i mirëseardhur për ekonominë vendore, e cila sidomos në kohën e pandemisë është ballafaquar me sfida të mëdha.



