Deri në 20,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në landin e Kärntner, pasi reshjet e dendura të borës në gjithë provincën sollën rrëzimin e pemëve, përcjell albinfo.at.
Deri të enjten në mëngjes brigada e zjarrfikësve raportoi 600 operacione në Kärntner. Disa rrugë janë ende të mbyllura për shkak të pemëve të rrëzuara dhe tri linja hekurudhore – duke përfshirë Karawankenbahn midis Villach dhe Rosenbach – janë jashtë funksionit.
Aksidente trafiku dhe makina të bllokuara janë raportuar gjithashtu në gjithë Carinthia.