Situata me personelin e tramvajëve është përkeqësuar për shkak të mungesave të lidhura me sëmundjet me koronavirus, thuhet në një njoftim nga kompania e transportit publik të Cyrihut, VBZ.
“Tetë për qind e punonjësve në shërbimin e vozitjes aktualisht mungojnë,” thotë menaxheri i operacioneve të VBZ, Jürg Widmer, për srf.ch.
Dhe situata e personelit duket se do të përkeqësohet më tej për shkak të numrit në rritje të rasteve, transmeton albinfo.ch.
Për këtë arsye, VBZ ka vendosur të ndalojë funksionimin e linjës 15 të tramvajit (stacioni Stadelhofen-Bucheggplatz) nga 10 janari deri në një njoftim të radhës.
“Në këtë mënyrë ne mund të ruajmë aktualisht funksionimin e të gjitha linjave të tjera,” thotë Widmer. Kufizime të mëtejshme aktualisht nuk janë planifikuar.