Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19 mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit Omicron, thotw një studim i kryer në Izrael.
Gjetjet e studimit u prezantuan të martën nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett.
“Doza e katërt e vaksinës është e sigurt”, tha Bennet duke shtuar se janë të vërteta lajmet se më këtë dozë të vaksinës rriten antitrupat dhe rritet mbrojtja kundër infektimit dhe shtrirja në spital mund të evitohet.
Izraeli u bë shteti i parë në botë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër coronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.
Rreth 20,000 izraelitë tashmë kanë marrë dozën e katërt, derisa rreth 100,000 kishin kanë bërë terminët për t’u vaksinuar në javët e ardhshme, tha kryeministri Bennett.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar vendet që po japin dozat e treta, duke thënë se shumë njerëz në mbarë botën duhet të vaksinohen me dozat e para përpara se të tjerët të marrin përforcues./Reuters