Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nisur mbledhjen e sotme, ku do të zgjedhë kryesuesin e Kuvendit Komunal.
I propozuari i vetëm për këtë post është Fehmi Kupina nga LDK-ja.
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, ka lënë të kuptohet se ka arritur marrëveshje me PDK-në, raporton syri.net Kosova.
“I kam ftuar të gjithë në takim, me PDK-në jemi duke u përafruar rreth një marrëveshjeje të mundshme. Jemi duke punuar fort për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Rama.
Ndërsa edhe për AAK që lëshoi seancë, Rama pati dy fjalë sa i përket kësaj, duke thënë se nuk i erdhi diçka interesante ndoshta pse është hera e parë. Sipas tij, më këto gjëra do të mësohet së shpejti.
“Sa i përket AAK-së që e lëshoi seancën, është hera parë që jam këtu dhe nuk ishte diçka interesante për mua. Besoj që do të mësohem shpejt”, tha Rama.
Ndërkohë VV-AAK-AKR bojkotojnë votimin për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re po e bojkotojnë votimin për zgjedhjen e kryesuesit komunal të Prishtinës. Në votim po marrin pjesë asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse.