Të mërkurën në pika kufitare Merdar ka fluks të madh të udhëtarëve.
Referuar Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje të Kosovës shkojnë deri në 1 kilometër dhe qytetarët po përballen me pritje deri në 2 orë. Në hyrje në po këtë pikë, ka pritje vetëm 5-10 minuta, transmeton albinfo.ch.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 45-60 minuta, ndërsa në Jarinjë pritjet janë 15-20 minuta.
Sipas të dhënave, në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje.
