Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ftuar në një takim mërgimtarët e kësaj komune. Ai ka theksuar se mirëpret idetë dhe iniciativat e tyre për qytetin, duke i ftuar në zyrë të mërkurën.
Postimi i plotë:
TAKIM ME MËRGIMTARË
Ditën e nesërme, e mërkurë, më 05.01.2022, kam vendosur t’ua kushtoj mërgimtarëve tanë.
Gjatë ditës do t’i pres në zyrën time në Komunën e Vushtrrisë.
Do bisedojmë për të gjitha temat të cilat janë me interes për mërgimtarët dhe Komunën.
Ju pres me dëshirën më të madhe!
Mirëpres secilën ide dhe inicitavë nga ju, mërgimtarë!