SHBA ka regjistruar më shumë se një milion raste të reja me COVID-19, ku zyrtarët paralajmërojnë përkeqësim të gjendjes pas shfaqjes së variantit më përhapës të Omicronit.
Një rekord prej 1,080,211 rastesh u raportua të hënën – raporti më i lartë njëditor i rasteve të reja kudo në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Varianti Omicron përbën shumicën e rasteve në SHBA.
Këshilltari kryesor i pandemisë në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se vendi po përballet me një “rritje pothuajse vertikale” të rasteve. Ai tha se kulmi ende nuk është arritur në Shtetet e Bashkuara.