Nga 3 janari në Salzburg të Austrisë kanë filluar të zbatohen masa më të rrepta në dyqanet tregtare dhe ofruesit e shërbimeve. Nga sot secili klient duhet të kontrollohet nëse është i vaksinuar apo i shëruar. Sigurisht, përjashtim nga këto janë ato dyqane, në të cilat nuk duhet të jepni prova. Këtu përjashtohen dyqanet ushqimore, farmaci dhe të ngjashme, raporton albinfo.at.
Gjoba të rënda
Personat që nuk respektojnë detyrimin e kontrollit 2G përballen me gjoba deri në 3600 euro apo edhe katër muaj burgim. Kritika për masat vjen nga Dhoma e Tregtisë e Salzburgut. Zëdhënësi i degës lokale Höflmaier është i mendimit se gjobën duhet ta paguajnë klientët që hyjnë në ambientet e biznesit pa 2G.