Shifra u rrit me 7 000 në 44.9 milionë mesatarisht gjatë vitit 2021. Pas një rritjeje vjetore për 14 vjet radhazi, 2020 pati një rënie të numrit të njerëzve të punësuar.
“Rritja e punësimit që kishte zgjatur që nga viti 2006 ndoshta do të merrte fund së shpejti, edhe pa krizën e koronavirusit, pasi numri i punonjësve të mundshëm po zvogëlohet për shkak të ndryshimeve demografike”, tha Destatis, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ky zhvillim balancohet gjithnjë e më pak nga një shkallë më e lartë punësimi në popullsinë vendase dhe imigracioni.
Ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik, arsim, shëndetësi dhe informacion e komunikim janë rritur ndjeshëm, ata në tregti, transport dhe hoteleri kanë rënë, një ulje që i atribuohet pandemisë.