Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 1.671.559 doza të vaksinës.
Nga këta 782 mijë e 60 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Për mbrojtje nga COVID-19 në Kosovë vijon të jepet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus nga 3.263 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.324 doza të vaksinës.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe numri total i rasteve aktive është 419.