44 vjeçari Flamur R. nga fshati Ponoshec i Gjakovës është varrosur sot, raportojnë mediat në Prishtinë.
Ai dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij, ka plagosur bashkëshorten e më pastaj ka vrarë veten.
Tragjedia kishte ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Për dy djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, akoma nuk dihet nëse është vendosur të varrosen në Gjermani apo të sjellen në Kosovë.
Ngjarja tronditëse ndodhi një ditë pas Krishtlindjeve, ndërkaq, bashkëshortja e Flamurit, është zgjuar nga koma artificiale.