Në orën 00:01 në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së ka lindur foshnja e parë për vitin 2022.
Foshnja e parë për vitin 2022 është e gjinisë mashkullore.
Nëna është nga Prishtina, Hajrije Shabani dhe ky është fëmija i parë i saj.
Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës, Jakup Ismaili.
Edhe në Shqipëri foshnja e parë është djalë
Mami Albana solli në jetë shëndoshë e mirë djalin e saj të parë në orën 12:00 të datës 1 janar me peshën 3650 gr dhe gjatësinë 50 cm.
Kujtojmë se e gjinisë mashkullore është edhe foshnja në Maqedoninë e Veriut.
Fëmija i parë i lindur në kohën 00:01 ka masë rreth 3 kilogramë, i takon gjinisë mashkullore.