Këtë vit, ndërrimi i motmoteve u prit ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Institucionet qendrore, por edhe ato lokale të Kosovës nuk kanë organizuar festë këtë vit me rastin e ndërrimit të motmoteve, për shkak të pandemisë.
Sheshet e shumicës së komunave në Kosovë janë stolisur me rastin e Vitit të Ri, megjithëse organizim kolektiv për pritjen e ndërrimit të motmoteve këtë vit nuk ka pasur në asnjë qytet.
Ndërrimi i motmoteve u prit me fishekzjarre të hedhura nga vetë qytetarët e Prishtinës.
https://www.youtube.com/watch?v=anBw0E7mwDM