Ngjarja tragjike e një familje shqiptare ka marrë vëmendje të mëdha në mediat gjermane. E vetmja e mbijetuar pas të shtënave në një ndërtesë banimi në Glinde pranë Hamburgut thuhet se ka dalë nga koma dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Burri shqiptar kishte qëlluar dy djemtë e tij dhe më pas vrau vetveten – gruaja e tij mbijetoi e plagosur rëndë.
“Ajo nuk mund të merret ende në pyetje, sepse, sipas vlerësimit mjekësor, nuk është ende e aftë për t`u përgjigjur”, tha të enjten kryeprokurorja Ulla Hingst.
Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj mbrëmjen e së dielës.