Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të subvencionojë rrymën për disa kategori të skemës sociale në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
Ministria e Financave ka publikuar kategoritë përfituese për subvencionim të rrymës.
Kategoritë që do të përfitojnë janë familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër dhe për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Nga kjo ministri kanë njoftuar se kategoritë e lartpërmendura nuk kanë nevojë të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.