Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritë të gjelbër kërkesës së Qeverisë për shpalljen e emergjencës energjetike.
Në vendimin e Qeverisë përcaktohen masat që do të merren për tejkalimin e krizës aktuale. Kjo nënkupton edhe legjitimimin e reduktimeve të energjisë elektrike.
Gjithashtu, do të ngrihet dhe një Komitet Teknik Emergjent, i cili do të identifikojë dhe do të paraqesë rekomandime për zgjidhjen e problemeve te ministrja e Ekonomisë. Në bazë të tyre, qeveria do të publikojë masat kufizuese.
Vendimi u mor me 57 vota pro, 17 abstenime dhe asnjë kundër.