Zvicra shënoi rekordin e ri me të infektuar.
Në 24 orët e fundit, 17,634 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 66746. BAG raporton gjithashtu 25 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 156 persona të tjerë u shtruan në spital.