Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një video adresimi drejtuar mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë i ka paralajmëruar ata për kufizimet që i presin këtu.
“Edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet dhe grumbullimet. Si kryeministër, nuk kam detyrë më parësore sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. E kam detyrë jo vetëm ndaj atyre që janë banorë të Kosovës, por edhe ndaj juve që po na vini nga larg”, tha Kurti derisa u bëri thirrje mërgimtarëve që nëse nuk janë vaksinuar ende, një gjë të tillë ta bëjnë kur të hyjnë në Kosovë.
VIDEO: