Meqenëse kostoja e shumë lëndëve të para, përfshirë grurin, është rritur këtë vit, Shoqata Zvicerane e Bukëpjekësve dhe Ëmbëlsirave (SBC) rekomandon që anëtarët e saj të rrisin çmimet për “të gjithë gamën e produkteve” të tyre në vitin 2022.
Furra të ndryshme thuhet se tashmë po u thonë klientëve të tyre se produktet e pjekura do të bëhen më të shtrenjta, në varësi të produktit, midis 5 dhe 15 përqind.
Ky trend mund të prekë jo vetëm furrat e vogla, në pronësi të pavarur, por edhe zinxhirët më të mëdhenj, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“As Coop dhe as Migros nuk mund të përjashtojnë rritjen e çmimeve” në këtë kohë, sipas raporteve.