Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev pas dorëheqjes së sotme me shkrim para Kuvendit ka shkruar një letër të hapur për qytetarët e vendit të cilin e udhëhoqi.
Mes tjerash ai ka ahkruar se ka qenë një nder që t’i shërbejë popullit derisa dorëheqejen e ka cilësuar si shembull.
Letra e plotë:
Sot dhashë dorëheqje nga posti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Demokraci do të thotë edhe përgjegjësi. Me dorëheqjen time, marr përgjegjësinë dhe u lë shembull detyre qytetare drejtuesve të ardhshëm, por gjithashtu jep një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të vendit.
Ka qenë një nder i madh të shërbesh dhe të kesh besimin e shumicës së popullit këto katër vitet e fundit.
Dua të falënderoj deputetët në Kuvend, këtë dhe kushtetutat e mëparshme, anëtarët e të dy qeverive gjatë mandatit tim në detyrë, dhe qytetarët e shtetit tonë.
Uroj mbarësi dhe begati për të gjithë qytetarët tanë, të gjithë komunitetet, të gjithë njerëzit tanë .