Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, u prit në takim nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit tha se Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme, si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike, Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile”, tha Balla.
Gjithashtu, Balla gjatë takimit i shprehu ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të Austrisë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.