Vetëm shtetasit ose banorët gjermanë, si dhe partnerët dhe fëmijët e tyre, do të lejohen të hyjnë në vend. Atyre do t’u kërkohet:
-të tregojnë një test negativ PCR të marrë brenda 48 orëve para nisjes,
-karantinë dy javore pas mbërritjes.
Këto rregulla zbatohen pavarësisht nga statusi i vaksinimit ose shërimi nga COVID.
Rregullat e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 3 janar për shkak se Gjermania e klasifikon Mbretërinë e Bashkuar si zonë rreziku. Kjo e fundit raportoi dje mbi 90 mijë raste të reja të infektimeve me Omicron.