Për Gjermaninë tashmë një problem kryesor është mungesa e dozave.
“Ne kemi nevojë për rreth 50 milionë doza përforcuese dhe 20 milionë doza të vaksinës së parë dhe të dytë. Kjo do të thotë se kërkesa aktuale nuk është plotësisht e mbuluar. Kjo nuk është pika më e rëndësishme. Pika më e rëndësishme është që nëse përdorim këto dërgesa për fushatën përforcuese, është thjesht shumë e ngadaltë, fushata do të përfundonte në fund të marsit”, tha Karl Lauterbach, ministri gjerman i Shëndetësisë.
Në gjithë Evropën, kufizimet e reja kanë shkaktuar edhe kaos.