Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, do qëndrojë në Shqipëri më 20 dhe 21 dhjetor, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, ku do të pritet nga kryemimistri Edi Rama.
Në takimin, për të cilin tashmë janë zbardhur detaje, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.