Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se viti 2022 mund të jetë viti i fundit i pandemisë, pasi tashmë ka mjaftueshëm mjete për ta luftuar.
“2022 është viti kur mund t’i japim fund pandemisë. Kemi mjetet e duhura që mund të nxjerrin jashtë loje sëmundjen. Mund të reduktojmë fuqinë e saj, shtrimet në spital dhe njerëzit që kanë nevojë për terapi intensive. Mund ta shkëpusim vdekjen nga COVID-19 dhe të ulim përhapjen e tij”, deklaroi Maria Van Kerkhove nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.