Dëbora që mbuloi gjerësisht Zvicrën të premten rriti rrezikun e ortekëve në Alpe, sipas Institutit për Kërkimin e Borës dhe Orteqeve (SLF), transmeton albinfo.ch.
Kantonet e Valais, Vaud, Bernë, Obwalden, Uri, Glarus dhe St. Gallen janë veçanërisht të prekura tani.
Në rajonet e tjera të Alpeve dhe në Jura, rreziku i ortekëve është pak më i ulët, por megjithatë, ekziston, tha SLF. Skiatorët dhe entuziastët e tjerë të sporteve dimërore duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos enden jashtë pistës.