Ekonomia vendase ka vazhduar të rimëkëmbet fuqishëm për shkak të lehtësimit të shumicës së kufizimeve për Covid deri në mes të vitit. Sipas të dhënave të reja nga Enti Federal i Statistikave, në verë, PBB u rrit mbi nivelin e para krizës, transmeton albinfo.ch.
Në këtë sfond, ekonomistët presin një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike në Zvicër në periudhën e dimrit 2021/22.
Megjithatë, me kusht që të mos ketë masa shtrënguese të politikave shëndetësore, të tilla si bllokime të gjera biznesi, ekonomia duhet të rikthehet gradualisht gjatë vitit 2022.