Mijëra drita u ndezën nga duart e fëmijëve, nën tingujt e muzikës festive, për ta ndriçuar qytetin e Ferizajt në prag të festave të fundvitit, shkruan albinfo.ch.
Bashkë me to janë ndezur edhe dritat e Pemës së Vitit të Ri, e nuk kanë munguar as dekore e instalacione, të cilat janë vendosur përgjatë gjithë qytetit për të festuar festat e fundvitit.
Pamje nga sheshi i Ferizajt ju sjell Albinfo.ch, të realizuara nga fotografi Vullnet Sadiku. /Albinfo.ch







