Duke qenë se jemi në fund të vitit, patjetër që festat në këtë kohë janë të mirëseardhura, pavarësisht pandemisë.
Qyteti i Gjakovës, më saktë, fshatrat për rreth tij pa dyshim që janë më të dekoruarat në gjithë Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Në vigjilie të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, fshati Doblibare i Gjakovës edhe këtë vit mori ngjyrat më të bukura, derisa fshati është kthyer në një vend plot magji.
Ndriçimi dhe rregullimi i secilit kënd këtë herë është bërë më i veçantë. Duket se banorët janë përkujdesur që të bëjnë stolisjen e pemëve me llojllojshmëri të ngjyrave si dhe të vendosin dekore të ndryshme përreth Kishës, të cilat i kanë dhënë hijeshi dhe atmosferë festive këtij fshati.

