Mësohet se zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, ka thënë se SHBA-ja është duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejt, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se administrata e tyre jep mbëshjetje të fortë, derisa ka theksuar se praktikisht RMV është pjesë e BE-së.
“Administrata jonë jep mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe jemi duke punuar me Bashkimin Evropian që kjo të bëhet sa më shpejt”, u shpreh Escobar.