Bëhet e ditur se shoqata e grave “Dora d’Istria” në Gjermani po zhvillon projektin “Shtëpia ime në Dyseldorf”, shkruan albinfo.ch.
Projekti synon informimin me institucionet e Dyseldorfit dhe detyrat e këtyre institucioneve për të lehtësuar integrimin e migranteve të sapoardhura në qytet.

Në këtë mënyrë, informimi i drejtpërdrejtë i migranteve të posaardhura u lehtëson integrimin dhe fillimin e një jete të re në Dyseldorf. Pas vizitës sonë në Parlamentin shtetëror u njohtuam edhe më për së afërmi me orientimin politik të Republikës dhe shtetit gjerman.
Ne do t’u ofrojmë grave që jetojnë në Düsseldorf mundësinë për të marrë informacione nga institucionet dhe kështu të integrohen më lehtë në shtetin gjerman. /Albinfo

