Skip to content

Kantoni St. Gallen pret diplomatët nga Kosova

Njëri ndër kantonet më të mëdha në Konfederatën Zvicerane, të premten kishte për vizitë disa mysafirë të veçantë, transmeton albinfo.ch. Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, së bashku me Këshilltaren, znj. Shukrije Ramadani dhe Sekretaren e Dytë, znjsh Bahrije Sylejmani, janë pritur nga Sekretari shtetëror i Kantonit St.Gallen, Dr. […]

Njëri ndër kantonet më të mëdha në Konfederatën Zvicerane, të premten kishte për vizitë disa mysafirë të veçantë, transmeton albinfo.ch.

Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, së bashku me Këshilltaren, znj. Shukrije Ramadani dhe Sekretaren e Dytë, znjsh Bahrije Sylejmani, janë pritur nga Sekretari shtetëror i Kantonit St.Gallen, Dr. Benedikt van Spyk dhe Udhëheqësja e Kantonit për Marrëdhënie me Jashtë, znj Sarah Hauser.

Shqyrtimi i mundësive të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në çështje ekonomike, atë të edukimit dhe kulturës; binjakëzimi eventual i qyteteve të këtij Kantoni dhe atyre nga Kosova si dhe integrimi i shqiptarëve të Kosovës në shoqërinë dhe institucionet e këtij kantoni, ishin disa nga temat e diskutimit.

“Ishte vërtet një vizitë e këndshme, jashtëzakonisht miqësore dhe me mundësi konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Na gëzoi fakti që të dëgjojmë për integrimin e suksesshëm të shqiptarëve nga Kosova, por edhe mbi interesimin e kompanive zvicerane për investime në vendin tonë”, ka thënë diplomati kosovar Kastrati.

Shqiptarët nga Kosova renditen në vendin e katërt për nga numri i të huajve që jetojnë në këtë kanton.