Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se 14.312 milionë persona në BE janë të papunë, nga këta 12 milionë janë vetëm në zonën euro.
Papunësia tek të rinjtë është në nivelin 15.9%, ku në total përllogariten 2.9 milionë të papunë. Ndërsa për gratë dhe vajzat papunësia është në nivelin 7%, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Vendi i BE-së që ka nivelin më të lartë të papunësisë rezulton Spanja, me 14.5%. Më pas vijnë, Greqia me 12.9% dhe Italia me 9.4%.
Sa u takon vendeve me nivelin më të ulët, rekordin e mban Çekia me vetëm 2.6%, ndjekur nga Holanda me 2.9% dhe Polonia me 3.4%.