“Personat duhet të kenë dëshmi se janë të vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të dozave të vaksinave kundër koronavirusit rë ri për hyrje në Mal të Zi, të lëshuara nga institucioni i autorizuar shëndetësor dhe nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga pranimi i dozës së fundit të vaksinës: rezultat negativ nga testi PCR për koronavirus të ri, të lëshuar nga laboratori i regjistruar dhe jo më i vjetër se 72 orë”, theksohet në komunikatë.
Si kusht i tjetër për hyrje në Mal të Zi e theksojnë posedimin e rezultatit pozitiv nga testi PCR për koronavirusin e ri, i cili është lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe është më i vjetër se dhjetë ditë dhe jo më i vjetër se gjashtë muaj nga dita e dhënies së këtij testi.
“Kushti i katërt i mundshëm është rezultat negativ i testit të shpejtë antigjen i Kovid-19 i lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe nuk është më i vjetër se 48 orë”, shtohet në komunikatë.
Nëse shtetasit malazezë dhe të huajt nuk i kanë këto certifikata, ndërsa kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Mal të Zi, mund të hyjnë në mal të Zi me caktimin e masës së karantinës ose vetizolim prej 10 ditëve.