Në 24 orët e fundit, 10,466 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 66130. BAG raporton gjithashtu 22 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 140 persona të tjerë u shtruan në spital.
Kjo është afër rekordit prej 10,562 në 2 nëntor 2020. /Albinfo.ch