Pak minuta më parë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup ka pasur alarm për bombë, e cila supozohet të jetë vemdosur në qendër të Shkupit.
Alsat raporton se Policia ka evakuuar zonën për rreth Teatrit dhe Ministrisë së Jashtme, transmeton Albinfo.ch.
Në këtë zonë është vërejtur prani e shtuar e forcave policore, ndërsa për pak kohë ishte e bllokuar.